Kërkimi për naftë dhe gaz

27/10/2012 00:00

Kryeministri Sali Berisha inspektoi punimet për shpimin në pusin
kërkimor Shpirag 2, në zonen e Beratit, pusi më i thellë i hapur
ndonjëherë në vend dhe qe pritet te perfundoje, kur te jete shpuar ne
6100 metra thellesi.

Konsorciumi nderkombetar Petromanas- Royal Dutch Shell, me nje investim prej 80 milione dollarësh keto dy vitet e fundit, nepermjet perdorimit te sondave te teknologjise ka arritur te arrije ne thellesine e 4045 metrave, duke besuar se kjo eshte nje zone naftembajtese.  

Investimin ne kerkimin per nafte dhe gaz te ketij konsorciumi nderkombetar, Kryeministri Berisha e interpretoi si besim qe ekonomia shqiptare ofron tek investitoret e huaj, duke i konsideruar keto investime si themelore ne shpejtesine e zhvillimit te vendit. Sipas Kryeministrit, se shpejti Qeveria do te prezantoje nje pakete te re masash per zgjerimin e lirise se biznesit, ndersa reformat e ndermarra gjate ketyre 8 viteve i konsideroi si masa kyçe, qe po frenojne prekjen e ekonomise shqiptare nga recesioni dhe kriza e thelle e vendeve te Eurozones, duke u klasifikuar si vendi me investimet e huaja me te medha ne rajon.

“Kjo politikë i mbrojti shqiptarët dhe ekonominë e tyre nga kriza. Beri që të ardhurat buxhetore jo vetëm të mos ulen, por përkundrazi të njohin rritje të vazhdueshme, e konvertuar kjo me rritje konstante të rrogave dhe pensioneve të qytetarëve shqiptarë. Kjo politikë ka bërë, që në rast se në vendet e krizës, papunësia është dy dhe trefishuar, në Shqipëri, siç faktojnë të gjitha statistikat, papunësia është ulur në mënyrë progresive. Është ulur në mënyrë progresive, pasi në çdo skaj të këtij vendi po krijohen vende pune”, tha Berisha.
 
Sipas te dhenave qe publikoi Kryeministri Berisha, vetem ne sheshin e shpimit ne Shpirag jane punesuar rreth 100 persona dhe vende te reja pune jane hapur kudo ku po ndertohen hidrocentrale. Duke permendur vendimin per heqjen e TVSH-së per makinerite e importuara, Kryeministri garantoi marrjen e lehtesive te tjera fiskale, pa ndryshuar sistemin fiskal te vendit, siç parashikon ne programin e saj Partia Socialiste.

“Ata të cilët premtojnë taksën progressive nuk bëjnë gjë tjetër vetëm shëtisin Manifestin e Karl Marksit, por ai ju jap fjalën nuk ka të ardhme, do të kthehet kundër. Ata që mendojnë se do të pasurojnë të varfrit, duke shkatërruar të pasurit, ata shohin ëndrra në diell. Ajo është rruga me e sigurtë  e kalimit të tyre nga varfëria në mjerim”, tha Berisha.

Top Channel