Raporti i KLSH për Albpetrolin

26/10/2012 23:29

Kontrolli i Lartë i Shtetit pas një periudhe 15 mujore, që nis prej datës 31/12/2010 deri më 30/3/2012”, ka publikuar raportin e auditimit të kompanisë së nxjerrjes së naftës Albetrol Sh.a, ku vë re një seri shkeljesh për të cilat propozon edhe masa konkrete, kallëzime penale dhe masa administrative.

KLSH i klasifikon shkeljet ligjore në katër pika.

Në të parën Kontrolli i Lartë i Shtetit thekson pafuqishmërinë e plotë të Ministrisë së Ekonomisë dhe strukturave drejtuese të Albpetrol në zbatimin e marrëveshjeve të hidrokarbureve të lidhura me kompanitë e huaja.

Raporti thotë se administrata e Albpetrolit nuk ka mundur të ushtrojë autoritetin që ka për vlerësimin dhe zhvillimin e zonave të kontratave, duke pranuar dhe miratuar në vazhdimësi të gjitha kërkesat e bëra, të cilat në përgjithësi kanë qenë nga viti në vit me devijime të theksuara nga marrëveshjet.

Si pasojë KLSH konstaton se detyrimi total i kompanive të huaja që operojnë në bazë të Marrëveshjeve Hidrokarbure deri në fund të muajit Prill 2012 është në  vlerën 38 199 500 USD , ku detyrimi me i madh financiar i perket Bankers Petroleum Albania Ltd” që llogaritet në vlerën 30 221 000 USD, duke vijuar me “Stream Oil&Gas Ltd” në 6 744 075 USD për naftën dhe për gazin 2.4 milion USD.

Kompania “Sherëood International Petroleum, Ltd”, në vlerën 216 890 USD  për naftën. Kompania “IEC Visoka Inc” 1 018 100 USD për naftën.  

KLSH thotë se i gjithë ky detyrim ka ardhur si pasojë edhe e paaftësisë së Albpetrolit për të siguruar vend-depozitat e naftës, problem i cili nuk ka gjetur zgjidhje.

Në pikën ku nënvizohet Gjendja e debitorëve dhe kreditorëve si dhe zbatimi i ligjshmërisë për inventarizimin e pasurisë KLSH vë re se ARMO Sh.a është debitori më i madh kundrejt Albpetrol Sh.a me shumën 5 ,374,445,691 lekë. Për këtë KLSH rekomandon masa për mbledhjen e detyrimit financiar, duke ndjekur të gjitha procedurat e nevojshme administrative dhe të gjitha shkallët e gjykimit, per arkëtimin e borxhit nga kompania ARMO, dhe kompanite  e tjera debitore ndaj Albetrol, që në total kapin shifrën e detyrimit financiar kundrejt  kompanisë së vetme të nxjerrjes së naftës në vend në 90 milionë dollarë.

Top Channel