FMN jep shifrat për Shqipërinë, ja sa pritet të rritet ekonomia dhe në çfarë niveli parashikohet të jetë inflacioni Kryeministri Sali Berisha ka shprehur pakënaqësi të hapura mbi mënyrën
se si ndërkombëtarët po menaxhojnë krizën e Eurozonës, e cila sipas tij,
po dëmton ekonomitë e rajonit.
“Kemi të bëjmë me një krizë të thellë në qendër, e cila rrezaton drejt periferisë dhe ndikon në mënyrë negative vazhdimisht. E vërteta është që përqendrimi për ta kufizuar këtë krizë në zonën, ku ajo ndodhet është pothuaj inekzistent”, tha Berisha.
Zoti Berisha mendon se jo vetëm Bashkimi Europian, por edhe FMN-ja dhe Banka Botërore nuk po marrin masa konkrete për të ndalur përhapjen e krizes tek ekonomitë e Ballkanit Perëndimor.
“Një takim u bë në Tokio, por të reja të veçanta nuk dëgjuam”, tha Berisha.
Kritika pati edhe nga Guvernatori Ardian Fullani, i cili i ka kërkuar Bashkimit Europian trajtim preferencial dhe financime direkte për vendet në zhvillim të Ballkanit.
“Apelojmë për krijimin e mekanizmave dhe instrumentave të përshtatshëm të financimit me likuiditet nga ana e Bashkimit Europian për vendet periferike të Eurozonës”, tha Fullani.
“Thirrja ime si për Komisionin Europian, por në mënyrë të veçantë për institucionet e Bretton Wood, që të përpunojnë një strategji ndihme në mënyrë që të kufizohet kriza ekzistuese dhe të parandalohet përhapja e saj”, tha Berisha.
Dy zyrtarët e lartë kanë shfrytëzuar konferencën e dhjetë ndërkombëtare mbi politikën monetare për të kërkuar mbështetje më të fortë nga institucionet financiare të Botës.
Top Channel