Fermerët drejt falimentimit

22/10/2012 00:00

Kreu i opozitës Edi Rama ka udhëtuar drejt Divjakës për të parë nga afër problemet që ndeshen fermerët e kësaj zone.

Pronari i një sere thotë se ka investuar miliona lekë të marra kredi për ta ngritur këtë biznes. Por në vend që të kultivojë domate dhe tranguj gjatë stinës së dimrit, destinacioni serës ka marrë një drejtim tjetër.  

“Nuk kemi mundesi per domate dhe trangull sepse kjo eshte nje sere dimerore, por ne s’kemi nafte. Kam provuar por kam mbetur si peshku pa uje sepse m’u mbarua solari”, thotë pronari i serës.

Jo vetëm nafta është problem për këta fermerë. “Kemi problem me ujin, kanalizime nuk ka dhe pompa e hidrovorit nuk punon. Duke pasur lumenj afer dhe mos e marresh dot ujin eshte tmerr. Pas dhjetë vjetesh, nese toka do vazhdoje me keto puse as gjysmen e prodhimit nuk do japin”, thonë fermerët.

Edi Rama duke bashkëbiseduar me fshatarët shprehu vizionin e PS nesër në Qeveri, se si do të zgjidhen shqetësimet me të cilat ndeshet fermeri shqiptar.

“Janë tre shtylla. E para ujitja dhe kullimi dhe ketu do te bejme nje investim masiv qe ta rimekembim gjithë sistemin, e dyta kostoja qe eshte e pamundur sot qe nje sere me nje investim kaq te rendesishem ku vetem toka ka kushtuar 210 milionë leke te mbillen lakra. Kjo eshte shembelltyra e falimentimit jo per fajin tuaj, por per faj te shtetit qe e ka braktisur fshatin. Pra ulja e kostos se prodhimit duke ju mbeshtetur per naften dhe inputet dhe e per makinerinë bujqesore. E treta eshte garantimi i nxjerrjes se produkteve ne treg”, tha Rama.

Top Channel