Sekuestrohet drogë në kufi me Greqinë

19/10/2012 00:00

Një sasi prej 167 kg marijuanë është sekuestruar nga policia greke në
kufirin shqiptaro-grek. Sipas informacioneve që vijnë nga policia e
vendit fqinj, droga është kapur në Filat të Igumenicës dhe dyshohet se
kishte hyrë në shtetin helen nga Konispoli.

Sasia e drogës ishte duke u transportuar nga një shtetas grek, por sipas policisë helene makina me të cilën ai udhëtonte rezulton në pronësi të një shtetasi shqiptar.

Policia ka ndaluar shtetasin grek që transportonte lëndën narkotike drejt Greqisë dhe ka shpallur në kërkim shtetasin shqiptar, ndërkohë që kanë nisur hetimet për identifikimin e personave të tjetër të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogë.

Top Channel