Grevistët: Kemi hedhur shortin e vdekjes

19/10/2012 00:00

Greva e urisë së ish të përndjekurve politikë ka hyrë në ditën e saj të 29-të. Gjendja e tyre shëndetësore paraqitet e rënduar, pasi një ditë më parë ata refuzuan të marrin mjekim për shkak se nuk rikthehen dot më në grevë. 

Një prej tyre tha se taktika qeveritare per t’i larguar një nga një drejt spitalit dhe duke mos i lejuar më të kthehen në grevë duhet të ndalet.

Gjate nje konference per shtyp, ata thane se jane te vendosur ta kryejne greven deri ne fund.

“Ne këtu do të vdesim. Në rast se po bëni një taktikë që ne të vdesim kështu, ne jemi gati. Në rast se nuk na jepet garancia nga Ministria e Shëndetësisë për t’u kuruar dhe për t’u rikthyer në grevë ne nuk pranojmë”, thotë një prej grevistëve.

Grevistet pranojne se e kane hedhur shortin e vdekjes, por nuk japin asnje detaj serioz per paralajmerimin e tyre te kobshem.

“Ministri tha se është dhënë kësti i parë, por ne jemi dy vetë në ketë grevë që nuk kemi marrë asnjë komensim. Si gënjejnë pa pikë turpi popullin? Ta dijë edhe populli, se si puna ime ka edhe qindra të tjerë që nuk kanë marrë asnjë lek. Ne kemi vendosur të hedhim shortin e vdekjes, në rast se negociatat nuk bëhen sa më shpejt”, thotë një tjetër grevist.

Grevistet jane shprehur te bindur se Qeveria do te negocioje me ta nje dite, nderkohe qe ftuan selite diplomatike ne vend, te mbeshtesin greven e tyre te urise.

Ambasadori holandez: Dialog me grevistët

Përforcohet mesazhi i ndërkombëtareve për fillimin e dialogut nga ana e Qeverise me grevistët. Kete here eshte ambasadori i Holandes ne vendin tone, Martin De la Beij, i cili nga qyteti i Korçës perçoi shqetesimin se greva po zgjat shume duke dhene gjithashtu mesazhin se pala tjeter qe eshte Qeveria, duhet te ulet per dialog me  grevistet.

“Shpresoj qe se shpejti do te kete nje dialog mes grevisteve dhe pales tjeter qe eshte Qeveria dhe shpresoj qe  ata te gjejne gjuhen e perbashket se shpejti dhe te arrijne nje përfundim se shpejti, sepse kjo po zgjat vertet shume”, tha ambasadori.

Holtkemper: Të nisë dialogu

Ambasadorja gjermane në Shqipëri, Carola Müller-Holtkemper ka kërkuar nga qeveria shqiptare gjetjen e një zgjidhjeje për grevën e ish-të përndjekurve politikë. Ajo ka apeluar për nisjen e dialogut dhe gjetjen e zgjidhjes së kërkesave të tyre.

“Ish-të dënuarit politikë kanë vuajtur shumë në kohën e komunizmit dhe tashmë ka ardhur koha që ata të dëgjohen dhe të marrin atë që u takon. Qeveria shqiptare, më e pakta që duhet të bëj për ta, është të ulet dhe të dialogojë me ta. Edhe në Gjermani e kemi kaluar këtë situatë, kemi pasur të persekutuar dhe të dënuar nga regjimi, e njoh si situatë, por u kemi dhënë zgjidhjen që u takon”, ka deklaruar për “Shqip” ambasadorja gjermane, e cila ndodhet në Pogradec për të inspektuar realizimin e disa projekteve për ujësjellësin, fond i qeverisë gjermane.

Edhe ambasadori i OSBE-së në Tiranë Eugen Wollfarth kërkoi zhvillimin e dialogut për zgjidhjen e kësaj cështjeje.

 

Top Channel