“Demokracia kerkon dialog”. Një tjetër përfaqësues ndërkombëtar jep këtë
mesazh si zgjidhje për situatën e krijuar mes Qeverise dhe ish të
perndjekurve në grevë urie prej 27 ditësh.

Ambasadori i OSBE –së në Tiranë, Eugen Wollfarth ne te parin deklarim per kete ceshtje, perforcon mesazhin qe pak dite me pare dha edhe ambasadori amerikan Aleksander Arvizu, per fillimin e dialogut nga e qeverise.

Permes nje deklarate te shperndare per mediat, Wollfarth thote se nuk duhet te agravohet me tej situata permes deklaratave te ashpra publike.

“Demokracia kërkon dialog. Ashpërsimi i mëtejshëm i deklaratave politike publike vetëm sa acaron një situatë tashmë të tensionuar. Prandaj, unë i nxis të gjitha palët, përfshirë shoqërinë civile, të angazhohen në një diskutim të sinqertë, me qëllim gjetjen e një rruge konstruktive për të ecur përpara”, shkruan ambasadori.

Duke komentuar greven e urise, por edhe protesten qe u mbajt perpara parlamentit teksa ky i fundit zhvillonte seancen e rradhes parlamentare, ëollfarth i konsideron themelore per Shqiperine ceshtjet e ngritura prej ish te perndjekurve.

“E drejta për të zhvilluar protesta paqësore është thelbësore në qeverisjen demokratike. Unë i përgëzoj të gjithë ata që u përfshinë në manifestimin e sotëm – si protestuesit, ashtu edhe punonjësit e policisë – për sigurimin e një atmosfere konstruktive. Cështjet e ngritura nga protesta e sotme, si dhe nga greva e urisë që po zhvillojnë disa ish të përndjekur politikë, janë çështje themelore për Shqipërinë”, shkruan më tej ambasadori.

Deklarata e kreut te presences se OSBE-së në Tirane, perpos greves, i referohej tubimit të mbajtur përpara parlamentit, nga perfaqesues te ish te perndjekurve dhe qytetare te Tiranes. Ata kerkuan gjithashtu fillimin e dialogut me kreun e Qeverise, te cilin e akuzuan per perqendrimin e te gjitha pushteteve dhe krijimin e klimes se terrorit per grevistet, marre shkas edhe nga arrestimi gjate nates se kaluar te njerit prej tyre, Asllan Patriotit, arrestim qe e cilesuan si politik. Ata thane se duhet te degjohen mesazhet e nderkombetareve, fillimin e dialogut nga ana e Qeverise ose largimi i saj.

Ajo qe ra ne sy, ishte perqendrimi i larte i forcave policore megjithe pjesemarrjen e pakte ne numer te protestuesve. Uniformat blu ishin vendosur pergjate gjithe rrethimit te Parlamentit, dhe te shtuar ne numer ne hyrje te tij.

 

 

Top Channel