Vlorë, diagnostikohen dy persona me malarie

16/10/2012 00:00

Dy persona janë diagnostikuar me malarie, duke e çuar në 5 numrin e të
infektuarve me këtë sëmundje, e cila është rishfaqur pas 50 vitesh në
vendin tonë.

Pacientët janë paraqitur në spitalin e Vlorës për marrjen e ndihmës mjekësore, nga ku konfirmohet se të dy personat kanë ardhur nga Afrika e Jugut ku punonin në një kompani shqiptare, ashtu si 3 rastet e mëparshme. Ata kishin pak ditë që ishin kthyer në atdhe pasi u kishte përfunduar kontrata me kompaninë.

Bluzat e bardha kanë sqaruar se rastet janë sporadike dhe të izoluara, ndaj nuk është momenti për panik. “Ata kanë ardhur të sëmurë nga jashtë vendit dhe jo të infektuar në Shqipëri”, thonë mjekët duke këshilluar familjarët e të sëmurëve të kenë kujdes, pasi duhet të kryejnë analizat për të evidentuar nëse kanë gjurmë nga sëmundja.

Top Channel