Milan, Robinho dëmtohet sërish
16/10/2012 16:30
Nuk kanë të mbaruar dëmtimet tek Milani. Robinho, i sapokthyer nga dëmtimi i fillimit të sezonit, ka pësuar një dëmtim të ri në kofshën e djathtë.
Sulmuesi brazilian nuk do të luajë ndeshjet ndaj Lazios (kampionat) dhe Malagës (Champions League).
Një lajm i keq për Allegrin, i cili shpresonte tek Robinho për të zgjidhur problemin e golit të skuadrës kuqezi. Lojtari do të jetë i gatshëm vetëm pas 10 ditësh, siç bën të ditur faqja zyrtare e Milanit në internet.
Edhe Christian Abbiati nuk është në gjendje të mirë. Portieri ka një infeksion në rrugët e frymëmarrjes dhe nuk është stërvitur me grupin.
Top Channel