Financimi i Levan-Vlorë

15/10/2012 00:00

Komisioni Parlamentar i Ekonomisë miratoi një hua prej 3 milionë eurosh
nga Banka e Investimeve, që përbën dhe transhenë e fundit të kredisë për
të financuar koston shtesë të rrugës Levan-Vlorë.

“Gjatë gjithë ecurisë së këtij projekti janë parë disa nevoja për financime shtesë të cilat kanë cuar në rritjen e vlerës totale nga 45 milionë euro, të parashikuara në vitin 2004, në 59.7 milionë euro, aktualisht sot”, tha Ernest Gjoka, zëvendësministër i Transporteve.

Kalvari i rrugës Levan-Vlorë ka nisur që në vitin 2004, kur u miratua dhe projekti i parë, ndonese ndertimi filloi ne vitin 2007.  

“Për të bërë 23 kilometra rrugë për 6 vjet, i bie 4 kilometra në vit dhe 330 metra në muaj”, tha deputeti socialist, Arben Malaj.

“Dihet që ka një vonesë, e cila ka ardhur nga mangësitë e projektit të vitit 2004”, thotë Edmond Spaho, deputet i PD-së.

Por Albert Caci, deputet i Partise Socialiste ne komision veç rritjes se kostove dhe vonesave ngriti nje tjeter problem, që sipas tij po mban peng vënien e rrugëve të ndërtuara në funksion të plotë.

“Bypass-i i Durrësit, i pambaruar, rruga Durrës-Kavajë, e pambaruar e kjo situate eshte edhe ne rruge te tjera”, tha Caci.

Bypass-i Fierit, projekti që lidh aksin Lushnje-Fier me autostradën Levan-Vlorë u tenderua një muaj më parë dhe pritet të përfundojë në vitin 2015.

Top Channel