" /> ">

Burgu i Spartak Ngjelës

12/10/2012 01:30

Avokati Spartak Ngjela ka promovuar pasditen e së mërkurës librin e tij “Përkulja dhe rënia e tiranisë shqiptare” në të cilin, ish i përndjekuri politik tregon një pjesë të historisë së Shqipërisë, parë nga këndvështrimi i tij.

“Në rastin e botimit të vëllimi të parë unë u shpreha se historia e shkruar lexohet, ndërsa historia e përjetuar duhet shkruar. Zhvillimet e rënda politike ose sociale të shoqërisë ku kam bërë pjesë i kam parë nga dy pika të cilat duket sikur janë të kundërta por kanë ngjashmëri të madhe. I kam parë nga parajsa dhe nga ferri. Këto dy librat e parë janë optika ime e këtyre fenomeneve të para nga këto dy pika “, tha Spartak Ngjela, Autor “Përkulja dhe Rënia e Tiranisë Shqiptare”.

Në këtë vëllim të dytë, pjesë e një trilogjie, Z.Ngjela ndan me lexuesin disa kujtime të tij që nga koha kur u burgos në vitin 1975 e deri në vitin 1991.

Gjithashtu ky libër ashtu si edhe vëllimi i parë ndërthur fakte historike me reflektime mbi momente të përjetuara nga autori gjatë burgosjes së tij në kohën e diktaturës. Libri është botuar nga “UET Press” dhe bën pjesë në kolanën e tyre të rëndësishme të botimeve ” Scripta Manet”.

Top Channel