Itali, shpërthim gazi në familjen shqiptare

08/10/2012 00:00

Dhjetë persona, mes të cilëve dy fëmijë shqiptarë dhe një foshnjë
8-muajshe italiane, kanë mbetur të plagosur të dielën nga shpërthimi i
një bombole gazi në një apartament në Formia, Itali.

Sipas të dhënave të referuara nga mediat italiane, rrjedhja e gazit erdhi nga një apartament ku ishte akomoduar me qira një familje shqiptare. 10 persona, mes të cilëve 3 fëmijë, (8-9 vjeç dhe një bebe 8 muajsh) janë dërguar në spital.

Dy prej fëmijëve u dërguan në spitalin në Romë, ndërsa foshnja u dërgua në spitalin e Latina, por fatmirësisht mjekët thonë se asnjë prej tyre nuk është në rrezik për jetën.

Origjina e zjarrit ka qenë funksionimi jo i mirë i bombolës në familjen shqiptare që duket se ka pasur defekt në tubat që kryenin furnizimin me gaz. Ndërkohë tre apartamente janë djegur plotësisht dhe karabinierët po hetojnë ngjarjen aksidentale, e cila fatmirësisht është mbyllur pa viktima.

Top Channel