Komunat e thella Pishaj dhe Poroçan në rrethin e Gramshit, të lëna në harresë prej kohësh, lidhen me rrugë të asfaltuar jo vetëm me njëra-tjetrën, por edhe me qytetin e Gramshit.

Jane 11 mijë banorë që përfitojnë nga një investim i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, në një zonë ku nuk ka patur kurrë rrugë automobilistike.

Drejtori i ketij fondi thote se po punohet me intensitet për të bërë të mundur përfundimin e punimeve përpara fillimit të sezonit të dimrit.

Banorët e fshatrave përgjatë këtij segmenti rrugor do të shkojnë në Gramsh vetëm për 20 minuta, krahasuar me 1 orë që u duhej me rrugën e vjetër”.

Ndërkohë, një tjetër rruge ka përfunduar tashme dhe ajo është në Shën-Gjergj të Tiranës, zonën më të izoluar të kryeqytetit.

”Rruga e re në Gramsh është një rrugë prej nëntë kilometrash, e cila do të lehtësojë shumë komunikimin e kësaj zone të izoluar me qytetin. Në Tiranë, vazhdon aksi nga uzina Traktor në Surrel, i cili shkurton dukshëm kohën dhe lidhjen me Shën-Gjergjin e Parkun Kombëtar të Dajtit”, deklaroi Benet Beci, i FSHZH-së.

Rruga e re lidh 5 mijë banorët e komunes me akset nacionale dhe me qytetin e Tiranës.

Top Channel