Rezart Taçi blen ‘Albpetrolin’

05/10/2012 00:00

Dy ditë pasi Këshilli i Ministrave miratoi vendimin për shpalljen e
ofertës fituese të ‘Albpetrol’ kanë dalë në dritë pronarët e vërtetë që
qëndrojnë pas blerjes së tij.

Aksioneri më i madh me 51 për qind është biznesmeni shqiptar, Rezart Taçi përmes një kompanie që ka ngritur në singapor me emrin ‘Hyppo Oil’, ndërsa 49 për qind zotërohen nga amerikanët e ‘Silk Road’.

“Konscorciumi eshte i perbere prej dy kompanish, nga ‘Silk Road” nga fondet e mirenjohura te investimeve e bazuar ne Chicago dhe kompania tjeter ‘Hyppo Oil” me baze ne Singapor, e cila eshte 100 per qind ne zoterim te Rezart Taçit”, tha vete Rezart Taçi.

Përfaqësuesit e konsorciumit kanë paraqitur para mediave planet e tyre për zhvillimin e ‘Albpetrol’, ndonëse nuk kanë dhënë shumë detaje mbi burimet e financimit.

“Në momentin që ndërtohet një konsorcium, ky konsorcium nga institucionet financiare trajtohet si një i tërë, nuk trajtohet i ndare dhe kontributi financiar i ndare. Nuk janë të ndara, se sa një nga aksioneret do të depozitoje në buxhetin e shtetit.Eshte konsorciumi, i cili paguan dhe paratë gjenden në institucione financiare dhe ne banka dhe jo pranë një personi fizik”, u shpreh Taçi.

Në vitin 2008, përmes një skeme të ngjashme, Rezart Taçi bleu ARMO-n. Edhe atëherë u fol se blerësi ishte një kompani amerikane, por pas privatizimit amerikanët nuk u dukën më në tiranë dhe blerësi rezultoi biznesmeni shqiptar. Me kete privatizim, Rezar Taci behet pronar pervecse i ARMO-s edhe i ‘Albpetrol’, duke zoteruar te gjitha te drejtat e pasurive te mbitokes dhe nentokes ne gaz dhe karburante.

Top Channel