Berisha kundërshton FMN-në

03/10/2012 00:00

Kryeministri Sali Berisha kundërshtoi deklaratat e FMN-së se rritja
ekonomike e Shqipërise për këtë vit do të jetë 0.5 për qind.

Sipas kreut te Qeverise, FMN pas çdo parashikimi, ka bere me pas rregullimin e shifrave per rritjen ekonomike të Shqiperisë që Qeveria parashikon të jetë 3 për qind.

Eshtë në natyrën e Fondit, që gotën e sheh gjithnjë gjysmë bosh, ndaj e vërteta është që të gjitha parashikimet e tyre për rritje ekonomike në Shqipëri janë detyruar t’i rregullojnë në fund nga rezultatet. Ata këtë platformë kanë të tyren, sidoqoftë vlerësimet e tyre ishin objektive dhe realiste dhe FMN është një partner, ndër më seriozët i Qeverisë shqiptare”, tha Berisha.

Keshilli i ministrave miratoi ne kete mbledhje shitjen e ‘Albpetrol’ tek kompania ‘Vetro Energy’. Kreu i ekzekutivit tha se te ardhurat që Qeveria do të marrë nga oferta më e lartë e paraqitur për këtë privatizim prej 850 milionë eurosh do të shkojnë vetëm për rritjen e mirëqënies së çdo shqiptari, më ndërtimin e rrugëve dhe shkollave.

Berisha tha se janë ndërtuar mbi 70 % e shkollave në të gjithë vendin dhe ky proces nuk do të ndalet, duke akuzuar kreun e opozites Edi Rama se la TIranen ne situaten me alarmante te arsimit.

“Kryetari i tij i madh i ka lënë nxënësve të Tiranës, kushte të mjera. Një ditë doja të shkoja tek shkolla e mbesave të mija, por nuk shkova dot se klasat ishin me nga 40 nxënës dhe kjo sepse kryetari nuk gjente troje, pasi trojet i kishte për kupolat, për Fidelët  e partisë.Unë e përgëzoj tani bashkinë për punën që ka bërë , ajo ka filluar tenderimet për ndërtimin njëherësh të 10 shkollave sepse situata u dorëzua emergjente, për një njeri që mund të thuhet se ka një alergji të lindur ndaj arsimit, tha Berisha.

Nje tjeter vendim i Këshillit të Ministrive, ishte ai per heqjen e TVSH-së se makinerive. Berisha tha se kjo eshte nje mase shume e rendesishme per lehtesimin e metejshem te klimes se biznesit. Kjo mase merret sipas tij ne kushtet e informacioneve te sigurta se shume investitore te huaj jane te interesuar te sjellin aktivitetin e tyre ne vendin tone si vendi nder me liberalet per biznesin.

Top Channel