Menjëherë pas hyrjes në fuqi të ligjit të ri për akcizën, përmes një vendimit të paprecedentë doganat kanë bllokuar të gjitha fabrikat e mëdha që përpunojnë kafenë në vend.

Prej dy ditësh grupet e doganierëve kanë mësyrë në ambientet e bizneseve përpunuese të kafesë duke vulosur fabrikat e tyre pa dhënë asnjë shpjegim. Si rrjedhojë përpunesit janë bllokuar dhe nuk lejohen të furnizojnë tregun, duke pësuar humbje të mëdha, që rriten cdo orë që fabrikat qëndrojnë të bllokuara.

Vetë përpunuesit shprehen të shtangur nga kjo masë e paprecedentë e doganave, ndërkohë që grupet e bllokimit nuk janë në gjendje të shpjegojnë motivet, por mjaftohen duke thënë se po zbatojnë ligjin.

Edhe drejtuesit më të lartë të doganave nuk kanë pranuar të bëjnë sqarime për publikun, edhe pse një ditë më parë patën njoftuar një dalje publike për këtë cështje.

Por teksa autoritetet duken konfuze për të sqaruar motivet e këtij vendimi, mbi ligjshmërinë e të cilit ka dyshime të forta, bizneset përpunuese si asnjëherë më parë prej ditesh po mbahen të bllokuara me forcë duke pësuar humbje të mëdha. 

Top Channel