Korçë, falimenton firma greke

29/09/2012 00:00

Falimenton firma greke e qëndistarisë, ndërsa 28 punonjëse ngrenë kallëzim ndaj pronarit grek për mashtrim.

Sipas te dhenave te policise firma greke “Europlex” prej koheh zhvillonte aktivitetin e saj ne qytetin e Korçës, por prej fillimit te ketij viti nuk ka paguar asnje nga punonjeset duke iu mbajtur nga nje shume prej 160 000 lekesh te reja seciles.

Denoncimi ne policine e Korces eshte ngritur nga punonjeset te cilat ne pamundesi per te kontaktuar me pronarin e firmes jane detyruar te sinjalizojne blute e Korçës. Pasi kane marre kallëzimin e secilës prej punonjëseve Seksioni Kundër Krimit Ekonomik në Drejtorinë e Policisë Qarkut Korçe filloi procedimi penal ndaj nje 42 vjeçari, banues ne Korçe administrator i firmes dhe Vasilis Anastasiadis, shtetas grek, pronar i firmes.

Policia tha se shtetasi grek eshte shpallur ne kerkim pasi ai mesohet te jete larguar nga qyteti i Korçes ndersa per muaj te tere i ka mbajtur punonjeset me shpresen se do t’i paguante.

Top Channel