Homazhe instrumentistit Gjergji Antoniu

29/09/2012 17:35

Në Universitetin e Lartë të Arteve janë mbajtur homazhe në nder të violinçelistit të njohur Gjergj Antoniu, i cili u nda nga jeta ditën e premte në moshën 63-vjeçare.

Përveç karrierës së tij artistike si një prej instrumentistëve më të mirë shqiptarë, Antoniu ka mësuar edhe breza të tërë studentësh për rreth 39 vjet.

Shumë prej studentëve, por edhe miq e kolegë të muzikantit, i kanë dhënë lamtumirën e fundit këtij njeriu të madh, i cili ka punuar me dedikim deri në fund të jetës së tij.

Ai ka qenë edhe një prej themeluesve të Akademisë së Lartë të Arteve, tani Universiteti i Arteve.

Top Channel