Me luhatjen e temperaturave është rritur dhe fluksi i pacientëve të
vegjël që kërkojne ndihmë në Urgjencën e Pediatrisë në Tiranë.

Regjistrohen rreth 250 vizita në ditë, por mjekët thonë se ka vështirësi në përballimin e kësaj situate.

“Puna që kryhet është voluminoze. A mund ta evitojmë? Nuk është e lehtë për t’i evituar, imagjinoni që një njeri që vjen në urgjencë dhe kërkon ndihmë. Por fluksi është i tillë që mjekët e kanë të vështirë për ta përballuar”, tha Petrit Caca, shef i Shërbimit të Pediatrisë.
 
Ministri i Shëndetësisë Vangjel Tavo pasi u njoh dhe me shqetesimine mjekeve , premtoi i dyfishimin e personelit mjekesor ne kete pavion  per te rritur cilesine e sherbimit .

“Ministria e Shëndetësisë ka vendosur që të dyfishojë numrin e bluzave të bardha që do të shërbejnë në këtë shërbim të pediatrisë në mënyrë që fëmijët , prindërit e fëmijëve të ndihen më te qetë dhe fëmijëve që vijnë për t’u vizituar në Urgjencën e Pediatrisë të kenë një shërbim sa më të shpejtë dhe sa më cilësor. Kjo masë e marrë do të jetë një masë sezonale, por në cdo ndryshim stine do të jetë si masë e qëndrueshme”, tha ministri Tavo.

Sipas mjekeve pediater zgjidhja e ofruar do te ndihmoje mjekët në punën e tyre, pasi ka patur raste kur janë regjistruar edhe 400 vizita në ditë.

Top Channel