Ministria: Verifikim vendimit të spitalit të Lushnjës

27/09/2012 00:00

Ministria e Shëndetësisë ka ngritur një grup pune për të hetuar arsyet e
shkarkimit nga puna të 49 infermiereve dhe sanitareve në spitalin e
Lushnjës.

Vetem nje dite me pare perfaqesues te Aleances Kuqezi protestuan per largimet nga puna duke i konsideruar ato politike. Nderkohe qe drejtori i politikave ne Ministrinë e Shëndetësisë tha se do te hetohet ky rast dhe infermieret do te kthehen ne pune nese jane larguara me te padrejte.

“Ministri i Shëndetësisë ka ngritur një grup pune dhe nesër do të shkoj në spitalin e Lushnjës për të vërtetuar arsyet e largimit nga puna të infermireve, se sa kjo është bërë në përputhje me ligjin. Në rast se largimet janë të pamotivuar profesionalisht. Nga informacioni paraprake që kam shkak është mospërputhja e vendit të punës me arsmimin e infermiereve”, tha drejtori i Politikave në Ministrinë e Shëndetësisë, Pëllumb Pipero.

Sipas Piperos, deri me tani Ministria e Shëndetesise nuk ka shkarkuar asnje infermier per shkak te arsimit, por jane stimuluar qe te plotesojne arsimin e nevojshem per kete profesion. Emerimet dhe shkarkimet e personelit mjekesor jane kompetence e Drejtorive te Spitalit, ndaj drejtori i spitalit ne Lushnje ka larguar njeherazi 49 infermiere dhe sanitare.

Top Channel