Investimet e Gjermanisë

26/09/2012 02:00

Shqipëria përfiton një ndihmë prej rreth 31 mln eurosh në kuadër të “Bashkëpunimit për Zhvillim” mes qeverisë gjermane dhe asaj shqiptare. Këto fonde do të investohen në sektorë të ndryshëm që nga energjia, përmirësimi i furnizimit me ujë  e deri tek edukimi.

“Kemi rënë dakord për tre sektore kryesore të bashkëpunimit gjermano-shqipëtar që janë ato të energjisë, ujësjellës-kanalizimeve dhe qeverisjes së mirë dhe pikërisht në këto sektorë është edhe interesi i qeverisë shqiptare për të investuar”, tha amabasadorja Carola Muller-Holtkemper.
                        
Gjermania konsiderohet si donatori më i madh i Shqipërisë pasi në pothuaj 25 vite ka vënë në dispozicion më shumë se 1 miliardë euro në formë kredish dhe grantesh për realizimin e projekteve në zhvillim.          

Top Channel