“Top Show”, fillon sezoni i ri

25/09/2012 23:45

Mbrëmjen e së martës, në ekranin e Top Channel ka filluar sezoni i ri i emisionit “Top Show” nën drejtimim e moderatorit të njohur, Alban Dudushi.

Në këtë mbrëmje të parë tema e emsionit ka qenë sëmundja e kancerit, ku jo vetëm në Shqipëri, por në mbarë rruzullin pas viteve 90-të ka njohur rritje në numrin e të prekurve.

Por në “Top Show” paneli i të ftuarve ka pasur për qëllim për të vënë në dukje të kundërtën, kurimin dhe shpëtimin nga kjo sëmundje.

Në emision përvec të ftuarve u sollën shembuj edhe nga pacientë të prekur nga kjo sëmundje, të cilët ia kishin dalë me sukses me ndihmën  e mjekëve dhe medikamenetve ta mposhtnin kancerin.            

Top Channel