Berisha: 100-vjetori, festime në trojet etnike

25/09/2012 18:25

Kryeministri Sali Berisha grumbulloi pasditen e së martës Komitetin Ndërministror për festimet e Pavarësisë.

Në fjalën e tij, kryeministri theksoi nevojën që “festimet e pavarësisë në bashkërendohen dhe të realizohen në të gjitha trojet ku banojnë shqiptarë, brenda dhe jashtë kufijve territorialë të Republikës së Shqipërisë”.

Gjithashtu, Berisha e konsideroi 100-vjetorin e shpalljes së pavarësisë si një “moment historik”, i cili do të përfshihet në libra në dekadat që do të vijnë, “prandaj festimet duhet të jenë në lartësinë e duhur të këtij çasti të madh”.

Në kuadër të zbardhjes së të vërtetave historike, Berisha “argumentoi se është bërë një punë e mirë deri tani”, por se “duhen përpjekje të reja dhe të vazhdueshme për të shkruar historinë në mënyrë të paanshme, ashtu siç ajo është me të vërtetë”. 

Top Channel