
Kriza në marrëdhënien mes dy partive të mëdha për të çuar përpara
miratimin e ligjeve me shumicë të cilësuar, nuk ka prekur marrëdhënien e
tyre për të caktuar anëtaret e rinj të Komisionit Qendror të
Zgjedhjeve.
Megjithese ne shkelje te afatit ligjor, dy kryetaret e grupeve me te medha parlamentare kane rene dakord per 4 emrat, me te cilet demokratet dhe socialistet do te perfaqesohen ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve. Pasi Astrit Patozi dhe Gramoz Ruçi jane konsultuar se bashku dhe natyrisht me kryetaret perkates, ata kane rene dakord te dergojne ne Parlament per votim personat e perzgjedhur.
Demokratet kane rikonfirmuar ne detyren e anetarit te KQZ-se, dy prej anetareve aktuale, Vera Shtjefnin dhe Hysenin Osmanin. Ndersa socialistet kane paraqitur dy emra krej te rinj, Albana Shtyllen, aktualisht shefe kabinetit të Avokatit te Popullit dhe Denar Biben, keshilltar ligjor ne Gjykaten Kushtetuese.
Deri te merkuren pritet te permbyllen edhe 2 emrat e fundit, propozime qe duhet te vijne nga partite e vogla parlamentare. Njeri nga anetaret e KQZ-se, do te propozohet detyrimisht nga PBDNJ-ja, si partia e vetme e vogel opozitare ne Kuvend. Ndersa emri tjeter do te duhet te perzgjidhet mes kandidateve nga 3 partite e mazhorances, LSI-ja, PDIU-ja dhe Partia Republikane. Sipas Kodit Zgjedhor, pas votimit per 6 anetaret e KQZ-se, Parlamenti duhet te zgjedhe, me nje procedure te vecante ne Komisionin e Ligjeve, edhe Kryetarin e KQZ-se. Aktualisht, prane Kuvendit kane aplikuar disa kandidate, por, sipas burimeve te mireinformuara, asnjeri prej tyre nuk gezon mbeshtetjen e dy partive te medha.
Top Channel