Sëmundjet e trurit, ulet mosha e të prekurve

22/09/2012 00:00

Konsumimi i duhanit dhe i alkoolit, si dhe kequshqyerja ka rritur numrin e rasteve të prekur nga goditjet në tru tek shqiptarët.

Kjo mënyrë jetese ka ulur me 10 vjet moshën e personave që preken nga ishemitë apo hemoragjitë cerebrale, duke  mos kursyer mosha të reja 35- 40 vjeç.
 
“Kemi rreth 4-5 mijë raste në vit, nga të cilat, si shkak mund të kenë aksidentin vaskular hemoragjik ose trumbotid, por që lidhen me mortalitet të lartë. Në Shqipëri mosha e aksidenteve vaskulare është ulur. Pikërisht sepse ne nuk kemi akoma të mira të shëndetit publik. Kur abuzohet me alkoolin, me kripën, me sheqerin, kur abuzohet me mbipeshën, natyrisht që këto aksidente vijnë edhe një dekadë përpara se c’janë në vendet e përparuara. Tani po shohim aksidente edhe rreth moshës 35-40 vjec”, thotë Mentor Petrela, shef i Pavionit të Neurokirurgjisë.

Goditjet trurit kane te bejne me mosfurnizimin e trurit me oksigjen dhe glukoze, e cila vjen per shkak te bllokimit te eneve te gjakut per shkak te mpiksjes.Por pasojat e goditjes ne tru jane paraliza ne pjese te ndryshme te trupit apo deri dhe humbje jete, nese nuk i vihet ne ndihme shpejt pacientit. Simptomat e para mund te jene dhimbje koke apo mpirje te gjymtyrëve, të cilat sipas mjekëve nuk duhen neglizhuar.

“Ne po bëjmë edukimin e këtyre urgjentistëve dhe në kohë reale ne do të marrim imazhin e skanerit. Gjëja e parë që duhet të bëjë eshtë skaneri në spitalin rajonal dhe transmetimi i imazhit do të bëhet direkt te ne për të parë gjendjen e të sëmurit”, thotë Petrela.

Ndaj mjeke neurologe jane mbledhur ne nje konference me pjesemarrjen edhe te mjekeve te huaj me qellim qe te shkëmbejnë përvojat e tyre qe nepemjet telemidicines, mjeket e rretheve te komunikojne ne kohe reale me mjeket e QSUT-së per ndermarre hapin e duhur per te evituar paralizat.

Top Channel