Udhëheqësja e opozitës birmaneze, Aung San Suu Kyi ka marrë më në fund personalisht Medaljen e Artë të Kongresit Amerikan që iu dha gjatë kohës që ishte nën arrest shtëpiak në vitin 2008.
Aung San Suu Kyi e përshkroi atë si një nga ditët më mallëngjyese të jetës së saj.
Ajo gjithashtu u takua me Presidentin Obama në Shtëpinë e Bardhë, pak pasi Thesari i Shtetit në SHBA tha se kishte hequr sanksionet ndaj Presidentit të Birmanisë Thein Sein.
Sanksionet ndaj Birmanisë janë hequr menjëherë pasi qeveria e re filloi miratimin e reformave demokratike në vitin 2011.
Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton dhe ish-zonja e parë Laura Bush ishin të pranishme në ceremoninë e medaljeve, në ndërtesën Kapitol Rotunda në Uashington.
Top Channel