Korçë, makina përplas kalimtarin

18/09/2012 09:10

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në orët e fundit në qarkun e Korçës. Sipas informacioneve të fundit, një person 68-vjeçar është goditur nga një automjet në ecje e sipër.

Autoritetet lokale njoftojnë se ngjarja ka ndodhur në fshatin Tren dhe shtetasi Myrteza Bylykbashi ka ndërruar jetë pasi është shoqëruar në spital.

Burimet shtojnë se autori i aksidentit është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, por është identifikuar nga forcat e policisë, të cilat janë vënë në ndjekje të tij.

Një aksident i ngjashëm ndodhi mbrëmjen e së dielës në Elbasan, në aksin rrugor që lidh qytetin me Bradasheshin, pranë Metalurgjisë.

Mjeti me targa ‘EL6618B’, me drejtues shtetasin Abedin Hyseni aksidentoi për vdekje 40-vjeçarin Astrit Myrto, i cili ishte duke kaluar në anën tjetër të rrugës.

Burime zyrtare të policisë bënë me dije se Myrto gjeti vdekjen e mënjëhershme si pasojë e plagëve të rënda që kishte marrë në trup.

Po në Elbasan javën e kaluar një automjet i Gardës së Republikës që bënte pjesë në eskortën e presidentit të Republikës u aksidentua dhe për pasojë humbi jetën drejtuesi mjetit. 

Top Channel