Mjeket endokrinologe japin alarmin për rritjen e menjëhershme të numrit
të të prekurve nga sëmundja e diabetit, kryesisht me diabet të tipit dy.

Numërohen mbi 55 mijë persona të diagnostikuar, por më shqetesues është fakti një pjesë e mirë e qytetarëve nuk e dinë ende që kanë diabet duke lënë që sëmundja të avancojë.

“Diabeti i sheqerit është një sëmundje që po përhapet gjithnjë e më tepër në të gjithë botën. Edhe në Shqipëri në shtatë vitet e fundit, numri i personave të diagnostikuyar me diabet është dyfishuar, pra kemi një rritje të personave të prekur me diabet dhe duhet që edhe shërbimi që i ofrohet atyre duhet të jetë në nivele sa më të larta. Aktualisht numri i personave të trajtuar për diabetin e kalon 55 mijë vetë”, tha mjeku endokrinolog Florion Toti.

Sipas mjekut, perveç atyre qe e trashegojne nga familjaret, me te riskuar jane personat qe kane yndyre te larte ne gjak, obezet dhe ata qe bejne jete sedentare.

“Quhet një sëmundje e heshtur sepse nuk ka dhimbje, por ka disa shenja klinike, ka urimin e shpeshtë, sidomos gjatë natës, etjen, rënien në peshë, pavarësisht se personi mund të jetë me oreks. Po ashtu ka edhe infeksionet e shpeshta të lëkurës dhe të urinës. Jeta sendetare është një faktor rrisku madhor për diabet dhe obezitet”, tha Toti.

Per here te pare Instituti i Informimit dhe Edukimit Shendestor ka nisur trajnimin edhe te personelit infermieror,  me qellim qe te njihen me problematiken e diabetit dhe menyrat e reja te trajtimit.

Top Channel