FMN jep shifrat për Shqipërinë, ja sa pritet të rritet ekonomia dhe në çfarë niveli parashikohet të jetë inflacioni Megjithëse në një orë të paradites që duhet të ishte edhe piku i punës,
tregu i shumicës në Kombinat ishte bosh dhe të vetmit që e kanë
vizituar atë sot ishin kryetari i socialistëve Edi Rama, i shoqëruar nga
deputeti i zones Saimir Tahiri, sekretari per Programin Ilir Beqja dhe
kreu i Njesise Bashkiake numer 6.
Biznesi i vogel eshte pothuaj i falementuar thone njeri pas tjetrit tregtaret, ku pjesa e tyre pohojne se jane ne prag te mbylljes se bizneseve per shkak te renies se fuqise blerese e rritjes drastike te çmimeve.
Por perpos cmimeve te rritura dhe renies se fuqise blerese, tregtaret thone se barra e tyre rendohet edhe nga taksimi i padrejte dhe gjobat nga tatimet.
Kryetari i opozites tha se per mijera biznese te vogla, qe jane edhe baza e jeteses se familjeve shqiptare qe nuk kane burime te tjera financiare, PS do te heqe taksen per kete lloj biznesi.’Taksa zero per biznesin e vogel, nje sistem i drejte taksimi dhe jo nje taksim i sheshte do te zbatohen nga PS’, u tha Rama tregtareve.
“Do t’ia heqim taksën biznesit të vogël do të bëjmë një sërë ndryshimesh që ne besojmë do të heqim edhe taksën e korrupsionit dhe taksën e kohës dhe të zvarritjeve. Do të vendosim një sistem drejtësie në barrën e taksave, kush fiton më pak do të paguajë më pak, kush fiton më shumë do të paguajë më shumë”, tha Rama.
Taksa zero per biznesin e vogel dhe taksimi i drejte qe PS do te aplikoje tha kryetari i saj, do t’i japin frymëmarrje ketij biznesi.
Top Channel