" /> ">

Koncensionarët: Jemi në krizë

12/09/2012 00:00

Kreu opozitës Edi Rama ka vijuar takimet duke ndjekur në terren
problematikat me të cilat përballet biznesi i madh, të cilat adresohen
në programin “Për një Rilindje Kombëtare”.

Nga një koncesionar makinash në dalje të Tiranës, Edi Rama gjatë bashkëbisedimit me presidentit e ‘ANAS-SHPK’, Ferdinand Ibrahimi është njohur me shqetësimet të cilat përballet biznesi shitjes së makinave dhe përse tani është më e vështirë që një qytetar të blejë një makinë të re.

“Në tremujorin e parë të vitit 2012 ka një mungesë të theksuar dhënia e kredive dhe ‘leasing’ për blerjen e makinave. Tani blejnë makina të reja vetëm ata që kanë para në dorë. Tregu i makinave të reja në Shqipëri ze 10 për qind, kurse tregu i makinave të përdorura ze 90 për qind, në një kohë kur në Evropë është e kundërta. Kjo ka sjellë edhe ndotjen e mjedisit. Ky biznes kap një vlerë 70 milionë euro në vit, që ishte në rritje, por tani ka kaluar në krahun tjetër. Ky biznes që ishte shumë fitimprurës po rënon”, tha Ibrahimi.

Shefi opozitës shqiptare ka shprehur vizionin e PS-së që lidhet me bizneset e mëdha, për të dalë nga kjo situatë e molepsur, siç e cilësoi ai.

“Në tërësi për biznesin e madh, si gjenerator kryesor për ekonominë kombëtare, është heqja e taksës së korrupsionit, heqja e taksës së kohës, që janë dy taksa që nuk llogariten nëpër ato statistikat zyrtare që janë dy taksat më rënda sot për biznesin dhe pastaj me radhë heqja e taksës së referencave, shtimi i sigurisë për biznesin në raport me krimin dhe në raport me të gjithë mjedisin e molepsur që vetëm e tkurr biznesin dhe vendosja e sipërmarrësit shqiptarë në piedestal”, tha Rama.

Top Channel