Berat, zjarr i qëllimshëm në lagjen Kala

12/09/2012 09:40

Një kodër e mbjellë me ullinj në lagjen “Kala” të qytetit të Beratit u përfshi nga flakët gjatë mbrëmjes në këtë qytet, ndërkohë që zjarri dyshohet të jetë vënë qëllimisht, por ende nuk ka persona të dyshuar dhe për këtë zjarrvënie të radhës.

Flakët e zjarrit u shfaqën në orët e para të mbrëmjes në kodrën e mbjellë me ullinj dhe u konstatuan me banorët e lagjes, të cilët kërkuan menjëherë ndihmën e zjarrfikësve në këtë qytet.

Por, flakët e ndikuara dhe nga era u përhapën me shpejtësi duke përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme të mbjellë me ullinj. Mjetet zjarrfikëse mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes duke lokalizuar flakët dhe duke i mbajtur larg lagjes “Kala”.

Më pas në vendin e ngjarjes mbërritën ekspertë të policisë, të cilët kryen hetimet e rastit për të mësuar shkaqet e rënies së këtij zjarri. Nga hetimet e para dyshohet se zjarri është vënë qëllimisht për shkak të konkurrencës në tregtimin e ullinjve, por ende nuk ka persona të dyshuar për këtë zjarrvënie.

Top Channel