Femrat në policinë shqiptare

11/09/2012 20:00

Në  kuadër të përmirësimit të etikës profesionale në detyrë si dhe në zbatim të një prej programeve të OKB-së, për të rritur numrin e femrave në policinë shqiptare, 83 prej tyre zyrtarisht që sot do të jenë në trajnimin në terren si punonjëse të policisë në patrullat e përgjithshme.

Kursi i shtate i shkolles bazë, mes 189 të diplomuareve ka mes saj edhe Republikën, vajzën nga Lazarati, ish-banoren e “Big Brother”.

Republika thotë se ëndrra e saj u bë realitet dhe i paralajmëron të gjithë të bëjnë kujdes në zonen ku ajo patrullon.

”Për mua është një ëndërr që bëhet realitet. Kjo është një punë që do të kryej me përkushtim dhe drejtësi, me ndërgjegje, që është gjëja më e rëndësishme nga të gjitha”, u shpreh Republika Kasmahu.

Nga ana e tij, ministri i Brendshëm, nga ana e tij është ndalur pikërisht tek roli i femrës në polici dhe i ka kërkuar të gjithëve të kalojnë me sukses provën e fundit, luften ndaj krimit

”Gratë dhe vajzat në policinë e shtetit janë një arritje e madhe për të gjithë trupën e policisë. Ju do të përballeni tashmë me programin në terren të trajnimit 22-javor”, u shpreh ministri Noka.

Ky është kursi i pare i shkollës së policisë, ku numri i femrave me meshkujt është ndarë në mënyrë të barabartë.

Top Channel