Rama:Biznesi i vogël pa taksa

10/09/2012 00:00

Edi Rama, nga qyteti i Durrësit premtoi se me ardhjen e Partisë
Socialiste në pushtet do të hiqet taksa, të cilën biznesi i vogël i
paguan pushtetit vendor.

“Do heqim taksën e biznesit të vogël” tha Rama gjatë takimeve që ai zhvilloi me biznesmenë të vegjël në qytetin bregdetar, të cilët shprehën shqetësimet për rritjen e cmimeve dhe për rrezikun e faliment që u kanoset çdo ditë.

Lideri i Partisë Socialiste, i shoqëruar edhe nga të zgjedhur në qytetin e Durrësit, si dhe nga ata të cilët po merren me programin ekonomik të socialistëve ka shprehur vendosmërinë e tij për të rilindur ekonominë e vendit dhe atë të çdo familjeje.
 
“Nga premtimi për përgjysmim taksash është kaluar tani deri në tre herë më shumë taksa për biznesin e vogel. I paguan edhe Bashkisë edhe Qeverisë edhe Tatim për të ardhurat edhe TVSH-në dhe në këtë sistem është e pamundur që biznesi i vogël të mbijetojë. Lajmi i parë, nga programi i ri është që ne do ta heqim taksën e biznesit të vogël dhe nga ana tjetër do të bëjmë të mundur që biznesi i vogël që fiton më pak të paguajë më pak, dhe biznesi që fiton më shumë të paguajë më shumë”, tha Rama.

Top Channel