Prodhuesit paralajmerojnë rritjen e çmimit të bukës në vend. Të hënën një kuintal miell është blerë me 7200 lekë.

Kriza e vendeve te tjera, thatesira e ketij viti, por edhe çrregullimet e kursit të këmbimit të euros dhe dollarit kanë ndikuar direkt në rritjen e çmimit të miellit. Prodhuesit e bukes thone se nje vit me pare nje kuintal miell kushtonte 5800 leke, por gjate ketij  viti, menjehere pesoi nje rritje çmimi me gati 1200 leke. Ata thone se ne Tirane numerohen gjithsej 1200 furra buke,nje numer i  madh i tyre eshte hapur gjate sezonit te veres nga emigrantet qe u kthyen nga Greqia ne Shqiperi.

Por sipas prodhuesve me te vjeter,furrat e bukes jane perballe veshtiresive, madje shume prej tyre edhe ne prag falimenti. Ata nuk pranojne te flasin para kamerave, për shkak të presionet që u bëhet nga dikasteret perkatese nepermjet inspektoreve tatimore. Sipas tyre, tregtimi i miellit eshte perqendruar vetem ne 3-4 fabrika, të cilët furnizojnë prodhuesit e bukës dhe se ata kane te njejtin çmim.Ndonese ne treg nje buke masive shitet me 80 leke, gjen furra qe e shesin ate edhe me 70 apo 60 leke.Por sipas prodhuesve çmimi i ulët i bukës ka nga mbrapa, manipulimet e ndryshme në kurriz të konsumatorit. Një pjesë  e prodhuesve abuzojnë me peshën e bukës, të tjere abuzojne me cilesine e miellit apo sasine e aditiveve.

Mielli i bardhe i nje cilesie te dobet ngjyroset me bojra te falsifikuara, për ta shitur si bukë e zezë, me e preferuara nga konsumatoret.Qe prej nje viti u ndermor nje nisme per amballazhin e bukes nga qese plastike ne ato me leter, por problemi me i madh vjen nga perberesit e bukes, të cilët dëmtojnë rëndë shëndetin e konsumatorëve.

Top Channel