Për 1 hektar pyje, kostoja deri 3500$

08/09/2012 00:00

Qindra mijëra hektarë pyje janë përshkruar nga zjarri apo janë prerë nga
njerëzit. Rikuperimi i tyre ka nje kosto tejet të lartë. Ekspertët
llogarisin se për një hektar duhet 1500 dollare deri në 3500, kjo në
varësi të terrenit, por edhe të fidanëve që mbillen.

Per kete vit, Fondi i Zhvillimit te Rajoneve ka dhene 122 milionë lekë, të cilat do te perdoren per pyllezimin e rreth 5 mijë haktareve pyje ne komunat Macuk, Rrukaj, Cakran, Fierze, Mollas, Dajc dhe Fushë-Arrëz.

“Këtë vit është miratuar për pyllëzim me dru arrorë dhe pyjor, një fond prej 122 milionë lekësh. Nëse nga ky fond që është vënë në dispozicion i bie të pyllëzohen rreth 5 mijë hektarë”, sqaroi Hasan Cani, specialist në Departamentin e Pyjeve në Ministrinë e Mjedisit.

Por ndersa fidanishtet shteterore, u mbyllen dhe u shkaterruan, qeveria turke ne bashkepunim me Ministrine e Mjedisit ka nisur zbatimin e nje projekti per hapjen e nje fidanishteje ne Elbasan, kostoja e se ciles eshte 900 mijë dollarë.

“Kemi negociuar për ndërtimin e një fidanishteje në Elbasan, me qëllim që të vijmë në ndihmë për rehabilitimin e këtyre sipërfaqëseve që kanë nevojë për dru pyjorë”, tha Cani.

Vitin e shkuar jane djegur rreth 3400 ha, pyje komunale dhe shteterore. Nderkohe qe periudha e pyllezimit eshte nga 1 nentori dhe vijon deri në fund të marsit.

Top Channel