Arrestohet në Lushnjë, vrau në Athinë

07/09/2012 00:00

Ka vrarë një bashkatdhetarin e tij në Athinë nëntë vite më parë,
arrestohet në vendlindje. Policia e Lushnjës ka vënë në pranga një të
shumëkërkuar, të dënuar me 14 vite burgim për veprën penale të vrasjes
me paramendim të kryer në bashkëpunim.

Gjatë operacionit të koduar “Emigranti” është bërë e mundur të prangoset 45-vjeçari Kasëm Vrapi, banues në fshatin Fiershegan të rrethit të Lushnjës, pas vendimit të dhënë nga Gjykata e Elbasanit. Ai akuzohet se në bashkëpunim edhe me persona të tjerë, më datë 24 nëntor të vitit 2003, në Athinë ka qëlluar për vdekje me armë zjarri 25-vjeçarin B.Hila.

Mësohet se vrasja ka ndodhur për shkak të një konflikti të lindur për motive të dobëta, mes autorëve dhe viktimës.  Blutë e Lushnjës kanë arritur ta vënë në pranga të shumëkërkuarin, që jetonte në fshatin e tij të lindjes.

Top Channel