SHBA, nis konventa e demokratëve

05/09/2012 03:10

Partia Demokratike amerikane ka nisur konventën e saj kombëtare, me qëllim të bindë votuesit se Presidenti Barak Obama meriton një mandat të dytë në krye të Shtëpisë së Bardhë.

Zonja e Parë Michelle Obama dhe ish-presidenti Bill Klinton janë mes atyre që do të flasin në konventën tre-ditore në Charlotte të Carolinës së Veriut.

Kandidati republikan Mitt Romney pritet të kalojë javën duke u përgatitur për një seri debatesh me Obamën.

Një sondazh i fundit tregon se Obama mban një kryesim të lehtë mbi rivalin Romney.

Por një sondash i ABC Neës dhe Uashington Post, i lëshuar pasi konventa filloi, tregoi se Obama ka favorizmin më të ulët për një president në detyrë, që nga viti 1980.

Me zgjedhjet e nëntorit që afrohen, presidenti do të synojë të tërheqë nga vetja qëndrën e vëmendjes politike gjatë ditëve të ardhshme, pas konventës republikane zhvilluar javën e kaluar.

Obama pritet t’i përgjigjet sulmeve të republikanëve se politikat e tij ekonomike kanë dështuar, dhe ta paraqesë veten para votuesve si një alternativë më me përvojë dhe më të kujdesshme se Romney.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA