Tentuan të korruptojnë policinë për të shmangur ndëshkimin, në pranga dy shtetas						Në një kohë që proçesi ndaj Dritan Dajtit dhe dy të akuzuarve të tjerë ndodhet në udhëkryq për shkak të zvarritjes së seancave, i bashkëpandehuri në këtë proçes, ish-polici Maringlen Muça po vijon përpjekjet e tij për të dalë nga qelia.
Nëpërmjet avokatit të tij mborjtës, Muça kërkoi lirinë në Gjykatën e Lartë me argumentimin se ka përfunduar koha e mbjatjes në paraburgim.
Por Gjykata e Lartë vendosi ta kthejë çështjen për gjykim në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda me një trupë tjetër gjyqësore, pasi sipas gjykatës është pikërisht ky institucion që nuk ka marrë parasysh kërkesën e të pandehurit Muça, duke mos pranuar ta shqyrtojë.
Ish-polici i akuzuar për shpërdorim detyre dyshohet se kishte kontakte me kunatin e Dajtit, Erges Xhoxhaj, edhe ky i arrestuar dhe se ka ndihmuar Dajtin gjatë kohës që ai ishte në arrati, duke u fshehur në Durres.
Sipas kërkesës për gjykim që Top Channel ka siguruar, oficeri Muçaj i ka siguruar një uniformë policie kunatit të Dajtit, uniformë të cilën më pas e ka përdorur Dritan Dajti për të realizuar, sipas prokurorisë, disa dokumente të falsifikuara përmes të cilave u shpëtonte kontrolleve të policisë.
Kjo unfiformë, thotë prokuroria, ishte marrë më herët nga Maringlen Muçaj në policinë e Korçës, në kohën që ai ishte oficer policie në këtë qark.
Top Channel