Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë në Tiranë rreth orës 00:43 minuta
të mëngjesit të së mërkurës. Sipas të dhënave të Rrjetit Sizmik të
Institutit të Gjeo Shkencave, tërmeti ka patur si epiqendër fshatin
Papër në Elbasan dhe ka qenë me magnitudë 5 ballë i shkallës Rihter.

Epiqendra e tërmetit ka qenë 25 km në jugperëndim të kryeqytetit, në Papër të Elbasanit ndërsa në Tiranë lëkundjet janë ndjere deri në 4 ballë.

Nuk ka njoftime për dëme materiale, apo njerëz të lënduar.

Top Channel