Brahimi: Gjendja në Siri, katastrofike

05/09/2012 02:20

I dërguari i OKB-së dhe Ligës Arabe për Sirinë e përdori fjalimin e parë
zyrtar përpara Asamblesë së Kombeve të Bashkuara për të treguar se
bilanci i vdekjeve është trondites dhe vala e shkatërrimeve,
katastrofike. Lakhdar Brahimi leshoi nje apel uniteti si e vetmja menyre per zgjidhjen e krizes.

“Situata ne Siri eshte e veshtire e po perkeqesohet me shpejtesi. Vuajtja e popullates, eshte e pamate. Zoti president, e pres me padurim viziten time ne Damask pas disa ditesh, e kur te jete e mundur dhe e pershtatshme, edhe ne vende te tjera te cilat jane ne gjendje te ndihmojne qe procesi politik i drejtuar nga vete sirianet te behet realitet. E ardhmja e Sirise do te ndertohet nga populli i saj, jo nga te tjeret, por mbeshtetja e komunitetit nderkombetar eshte e domosdoshme dhe shume urgjente”, tha Lakhdar Brahimi.

Brahimi u caktua ne kete detyre muajin e kaluar pasi paraardhesi i tij, Kofi Anan, dha doreheqjen ne vazhden e deshtimit te planit te tij te paqes. Sekretari i Pergjithshem i OKB-se, Ban Ki Moon tha dhe ai se gjendja ne terren eshte perkeqesuar.

“Konflikti po intensifikohet. Sa me shume te zgjase, aq me e veshtire do te jete per tu frenuar, gjithmone e me e veshtire do te behet per gjetjen e nje zgjidhjeje politike e procesi i rindertimit te vendit dhe ekonomise se tij, do te jete me sfidues”, tha Ban Ki Moon.

Sipas shefit te OKB-se, perpjekjet e institucionit qe drejton per zbutjen e krizes humanitare ne Siri, po veshtiresohen nga mungesa e fondeve. Deri tani, eshte siguruar vetem gjysma e 180 milione dollareve te nevojitur per kete qellim. Ban akuzoi shtetet qe dergojne arme ne Siri se jane duke perhapur mjerimin. Ai nuk beri emra, por dihet qe Rusia eshte furnizuesja kryesore e regjimit te Bashar Al Assadit me armatime.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA