
Disa dhjetëra emigrantë afrikanë u kthyen mbrapsht ne Marok nga një ishull spanjoll, pas një operacioni policor të koordinuar nga të dy vendet.
Isla de Tierra, tek i cili mund të mbërrihet me not nga Maroku, është parë më parë si një pikë e thjeshtë kalimi për në Europë prej te pakten nje dekade.
Emigrantët arritën ishullin një javë më parë, ndërsa dhjetëra të tjerë u përpoqën të kalonin një garth me gjemba që ndante Marokun nga enklava spanjolle e Melilës.
Policia dyshon se të dy aksionet ishin udhëhequr nga mafia, e interesuar për të trafikuar njerëz brenda Bashkimit Europian.
Dëbimi i menjëhershëm i emigrantëve përbën një risi në politikën spanjolle të emigracionit, ndërsa Madridi kishte sistemuar më parë ilegalet në kampe të posaçme, në pritje të një vendimi gjykate mbi dëbimin apo akordimin e të drejtës për të qëndruar në vend.
Dy qytetet bregdetare spanjolle të Melilës dhe Seutës ndodhen në kontinentin afrikan, të rrethuara nga territori maroken dhe së bashku me ishujt pranë tyre, përbëjnë një mundësi të lehtë për klandestinët për mbërritjen në Bashkimin Europian.
Aktualisht, Spanja është duke u përballur me një krizë të thellë ekonomike dhe përballet me nivelet më të larta të papunësisë brenda BE-së, çka ka ndryshuar qëndrimin e Madridit ndaj emigrantëve.
Top Channel