Korçë, plagosja e mjekut, protestojnë kolegët
04/09/2012 00:00
Pas plagosjes së mjekut të Sanatoriumit të Korcës, mjekë të Spitalit të
këtij qyteti kanë organizuar një protestë, duke kërkuar më shumë siguri
gjatë ushtrimit të profesionit.
Mjeku Thoma Nini u lëndua një ditë më parë, pasi u dhunua fizikisht nga një pacient i shtruar në spital një jave me parë. 57-vjeçari eshte qelluar ne befasi me nje karrige ne koke nga nje 61-vjeçar.
Sakaq nga policia eshte arrestuar Hajder Bregu 61 vjec pasi ka goditur mjekun Thoma Nini. Mjeke te spitalit te Korces e konsiderojne ngjarjen te perseritur dhe kërkojnë më shumë siguri gjatë punës së tyre.
Top Channel