”Diskriminimi” i të krishterëve në Strasburg

04/09/2012 15:35

Katër të krishterë britanikë kanë ngritur një padi në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg, pasi pretendojnë se humbën vendin e tyre të punës si rrjedhojë e diskriminimit të besimit të tyre fetar.

Midis të pushuarve përfshihet një punonjës i një kompanie ajrore që u shkarkua pasi kompania nuk pranonte që ai të mbante një kryq në qafë në orët e punës, ndërsa një punonjës i gjendjes civile gjithashtu humbin vendin e punës pasi nuk pranoi të regjistronte çiftet homoseksuale.

Në çështjen që pritet të shndërrohet në një gur themeli për gjykimin e rasteve të tilla në të ardhmen, secili prej të krishterëve pretendon se e drejta e tyre e besimit u diskriminua prej punëdhënësve.

Kritikët e kësaj padie kanë theksuar se çdo vendim në favor të paditësve do të “minonte seriozisht” ligjin britanik për barazinë fetare.

Vendimi pritet të jepet në javët e ardhshme.

Ne kete çeshtje perfshihen një punonjëse e “British Airways” u shkarkua dhe një infermiere u ul në detyrë për shkak të refuzimit për të hequr vareset me kryq, ndërsa dy nënpunësa u shkarkuan për shkak të mosaprovimit në publik të martesave homoseksuale.

Top Channel