Bankat akuzojnë gjykatat

29/08/2012 00:00

Bankat private i bëjnë thirrje autoriteteve që të zbatojnë ligjet në fuqi për ekzekutimin e garancive bankare.
Në një intervistë për Top Channel, drejtori i Përgjithshëm i Raiffeisen
Bank në Shqipëri Christian Canacaris, tha se është moszbatimi i ligjit
ai që e zvarrit mbledhjen e kredive të këqija.

“Ne mendojme se problemet ne lidhje me ekzekutimin e kredive nuk vijne si rezultat i mungeses se legjislacionit, pasi ai eshte pergjithesisht i plote. Ne mendojme se keto probleme vijne si rezultat i moszbatimit korrekt te dispozitave ligjore, duke çuar keshtu ne tejzgjatjen e procedurave te ekzekutimit dhe si rrjedhim, ne mosmbledhjen ne kohe te kredive te keqija”, tha Canacaris.

Zoti Canacaris tha se ekzekutimi pa vonesa i garancive bankare do të nxiste rritjen e kredisë për ekonominë.

“Parate duhet te qarkullojne. Nese ne nuk i qarkullojme parate kjo do te thote se s’mund te japim me kredi. Ekzekutimi i kolaterealeve, qe fatkeqesisht vjen per shkak te kredive te keqija ben te mundur qe bankat te rekuperojne parate per t’i rikthyer ato serish ne kredi. Krijimi i nje klime besimi per bankat se sistemi ligjor i ekzekutimit te kredive funksionon ne menyre korrekte, do te rrise kreditimin e ekonomise shqiptare dhe do te ndergjegjesoje debitoret qe te permbushin detyrimet e tyre ndaj bankave”, tha Canacaris.

Shefi i Raiffeisen Bank ka përshëndetur veprimet e Ministrisë së Drejtësisë për fillimin e procedimeve disiplinore ndaj gjykatësve që kanë bllokuar ekzekutimin garancive bankare. Megjithatë, ai thotë se raste të tilla, ku gjykatësit bllokojnë rekuperimin e kredive të këqija nuk janë të izoluara.

“Raste te tilla kane ndodhur ne disa gjykata. Ne kemi ndjekur procedurat ligjore te ankimit prane organeve perkatese te drejtesise dhe kemi besim qe Ministria e Drejtesise dhe Keshilli i Larte i Drejtesise do te vleresojne drejt shqetësimet e ngritura nga ana e bankave”, tha Canacaris.

Më parë edhe guvernatori Fullani ka bërë disa herë thirrje ndaj gjykatave për të mos zvarritur procedurat e ekzekutimit të garancive bankare.   

Top Channel