Për Partinë Socialiste, Qeveria e ka humbur legjitimitetin dhe besimin e
publikut për të rinegociuar për të dytën herë kufirin detar me Greqinë.
Deputeti i opozitës Saimir Tahiri u shpreh se në vizitën e ardhshme në Greqi të ministrit të Jashtëm, Edmond Panarati duhet te marre pjese edhe nje delegacion gjithëpartiak nga Parlamenti, pasi sipas tij nuk ka me te voglin dyshim se çështja e kufirit do të jetë në krye të axhendës së bisedimeve.
“E rendesishme eshte qe te theksohet parimi i transparences. Çdo veprimtari e administrates publike, e Qeverise e Kryeministrit dhe e ministrit te Jashtem, çdo bisede e bere deri me tani çdo kerkese paraprake e bere deri me tani nga pala greke apo kerkese e bere nga pala shqiptare dhe çdo hap qe do te hidhet me pas duhet te jete transparent duhet te jete i ditur per publikun dhe duhet te jete i hapur per gjykim dhe vleresim nga publiku dhe ekspertet e pavarur. Kjo duke filluar pse jo qe nga vizita e ardhshme e ministrit te Jashtem ne Greqi dhe takimet e tij me ministrin e Jashtem, ku domosdoshmerisht per shkak te situates do te diskutohet marreveshja e detit. Nuk ka agje te keqe qe ne keto takime te marri pjese edhe nje delegacion apo te jene pjesëmarres edhe perfaqesues te parlamentit te opozites, komisioneve parlamentare, qe domosdoshmerisht duhet te kene zerin e tyre ne monitorimin e kesaj marrëveshje”, tha Tahiri.
Qendrimet e kunderta te kryeministrit Berisha me ato te ministrit te Jashtem Panariti nese jane ngritur grupe pune apo jo ne vleresimin e deputetit Tahiri, cilesohen si nje kaotizem ku eshte perfshire qeveria.
“Me te gjitha gjasat duket se Qeveria po synon te perseris skenarin e marrëveshjes se pare per delimitimin e ujërave detare me Greqine. Ajo qe vihet re eshte nje kaotizem ne qendrimet publike te autoriteteve qeverisese, pra te Kryeministrit dhe ministrit te Puneve te Jashtem, ne ka ose nuk ka grup pune ka apo s’ka tekniciente qe po punojne apo jo. Kjo te le te dyshosh per te pakten dy skenare ose qeveria eshte driteshkurter dhe nuk e ka haberin se cfare po ben dhe cfare do te beje ne lidhje me marreveshjen e detit, ose pastaj eshte duke perhapur tym, me vullnetin per te fshehur cdo hap qe do te hedhe ne lidhje me marreveshjen per te na nxjerre perseri ne situaten e marreveshjes se kaluar, nje marreveshje e faktit te kryer me deme kolosale per Republiken e Shqiperise. Dhe nga ana tjeter behet fjale per nje qeveri e cila e ka humbur besimin e publikut dhe te kujtdo qe mund te nenshkruaje një marrëveshje te barabarte ne kushte reciproke dhe duke garantuar sovranitetin kombetar dhe territorial te Republikes se Shqiperisë”, tha Tahiri.
Duke evidentuar gabimet qe u bene ne marreveshjen e shkuar dhe sensibilitetin publik ne trajtimin e kesaj çeshtje, opozita mendon se kjo nuk duhet te jete nje marrëveshje ekskluzive e ekzekutivit shqiptare. Ja cilat jane propozimet e socialisteve.
“Duhet te jete nje marrëveshje, qe duhet te kete domosdoshmerisht pjesëmarrjen e Parlamentit, pjesëmarrjen e shoqerise civile, e ekspertizes se pavarur dhe pse jo të të gjithë atyre qe kane mundesi te japin nje kontribut per kete marrëveshje. Duhet perjashtuar me patjeter nga procesi negocimit te gjithe ata negociatore dhe tekniciente qe nenshkruan marrveshjen e pare me dem kolosal per vendin. Do te thote, Gerveni me shoke nuk mund te nenshkruajne, nuk mund te as te negociojne as te marrin pjese ne bisedime me palen greke sepse e bene njehere dhe i shkaktuan deme shume te medha ne lidhje me sovranitetin duke konsumuar nje akt tradhtie”, tha Tahiri.
Top Channel