Tentuan të korruptojnë policinë për të shmangur ndëshkimin, në pranga dy shtetas
Dy të rinj shqiptarë me banim në Ravena, të Italisë, janë plagosur me armë zjarri, mbrëmjen e djeshme teksa dilnin nga një bar.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00 të së dielës dhe sipas mediave italiane dyshohet se motivi të ketë qenë larje hesapesh mes grupesh rivale.
Dy të rinjtë shqiptarë janë qëlluar disa herë në këmbë me armë zjarri. Të rinjtë, të moshës 26 dhe 35 vjeç, jetonin me dokumente të rregullta në Itali dhe kishin precedentë. Ata janë transportuar për në spitalin e qytetit, ku ndodhen jashtë rrezikut të jetën.
Karabinierët italianë po hetojnë rastin dhe po punojnë për kapjen e autorit, i cili dyshohet të jetë shqiptar. Sipas dëshmive të para, agresori i ka pritur dy të rinjtë jashtë lokalit dhe pasi është grindur me ta për disa minuta, i ka qëlluar disa herë në këmbë. Më pas është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, duke i shpëtuar prangosjes së policisë.
Top Channel