Një aksident është regjistruar pasditen e së dielës në autostradën Tiranë-Durrës, ku janë përfshirë tre automjete të ndryshme.
Burime pranë policisë rrugore bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit të Vorës, për fat të mirë pa shkaktuar viktima dhe të lënduar.
Megjithatë, nënvizojnë burimet zyrtare, aksidenti ka shkaktuar radhë të gjatë në autostradë, që ka arritur deri në tre kilometra.
Burimet saktësojnë më tej se dy prej automjeteve të përfshira në aksident ishin të tipit “Benz”, me targa “DR2312D” dhe “TR0528M”.
Aksidentet rrugore janë të pranishme në sezonin e verës për shkak të kthimit të emigrantëve, që nuk sjellin në vendin e tyre kulturën e marrë në vendet perëndimore.
Kjo bën që në fundjavë, kur ka edhe fluks automjetesh që shkojnë e vijnë nga plazhe të ndryshme të vendit, të ndodhin aksidente që vështirësojnë dhe bllokojnë trafikun.
Top Channel