Bashkëpunimi “civil” Shqipëri-Kosovë

25/08/2012 20:00

Bashkimi Europian po i kushton gjithnjë e më shumë vëmendje nxitjes së partneriteteve ndermjet organizatave të shoqërisë civile ne rajon.

Zyra e Projektit “TACSO” në Shqipëri, në bashkëpunim me Zyrën e Projektit “TACSO” në Kosovë, organizoi në Kukës “Ditën e Partneritetit” ndërmjet organizatave të shoqërisë civile shqiptare dhe kosovare.

Rreth 90 përfaqësues të “OSHC”-ve të ndryshme nga të dy vendet moren pjesë në këtë takim, i cili kishte si qellim informimin e  i “OSHC”-ve shqiptare e kosovare mbi mundësitë e ndryshme që ofrohen nga programet e financimit të Komisionit Europian.

Në këtë kuadër, pjesëmarrësit ndoqen prezantime mbi mundësite aktuale dhe të ardhshme për financimin nga programet e BE-së. Organizatat shkëmbyen ide në lidhje me bashkëpunimin ndërmjet tyre me qëllim angazhimin në programe e projekte të përbashkëta  duke marrë shkas nga thirrja për propozime e shpallur tashmë nga programi i Bashkëpunimit Ndërkufitar midis Shqipërisë dhe Kosovës.

Aktiviteti do të ndihmojë gjithashtu në përforcimin e mëtejshëm të urës së bashkëpunimit ndërmjet organizatave të shoqërisë civile të të dyja vendeve që operojnë konkretisht në fushat e turizmit, mbrojtjes se mjedisit, mbrojtjes se te drejtave te famijeve, grave, minoriteteve, kultures, rinisë, etj.

Top Channel