Kukës, bie në korrent, vdes minatori 21-vjeçar

23/08/2012 00:00

Viktima e radhës së galerive të nëntokës ka qenë një 21-vjeçar nga
Tropoja. Mësohet se gjatë punës në minierën e Kepenekut, në Tropojë,
21-vjeçari Artur Cela, nga fshati Helshan i rrethit të Hasit, ka rënë në
tensionin e energjisë elektrike, çka i ka shkaktuar vdekjen e
menjëhershme.

Ndërkohë mësohet se policia lokale ka dërguar për ndjekje penale në gjendje të lirë, 31-vjeçarin Zaim Sejdiu nga Skenderaj i Kosovës për “shkelje të  rregullave të mbrojtjes në punë” parashikuar nga neni 289 i Kodit Penal. Sejdiu kishte në administrim galerinë e kromit ku humbi jetën minatori.

Vetëm gjatë vitit 2012, në minierat e qarkut të Kukësit kanë humbur jetën më shumë së 11 persona ndërkohë që janë plagosur më shumë se 20 të tjerë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA