Një 36-vjeçar shqiptar është ekzekutuar në orët e para të mëngjesit në
kryeqytetin grek,Athinë. Sipas policisë ngjarja ndodhi rreth ore
01.30,ne kohen qe viktima po kthehej ne shtepine e tij,vetem pak metra
nga vendi i ngjarjes.
36-vjeçari eshte identifikuar si Tik Dervishi.Ende nuk dihen shume detaje per ngjarjen,por deshmitare okulare i thane policise se nje dy persona te panjohur zbrazen mbi viktimen plumbat e nje pistolete dhe u larguan me kembe nga vendngjarja.
Policia mbërriti ne zonë, por nuk mundi te gjeje gjurmet e autoreve.Trupi i viktimes u dergua ne morgun e Athines ne pritje te ekspertizes. Policia thote se ende nuk ka nje piste lidhur me rastin.Per momentin po intervistohen te afermit dhe rrethi shoqeror i viktimës.
Top Channel